Vdes papritur ish-partnerja që akuzoi zyrtarin e FBI-së McGonigal; babai hedh poshtë vetëvrasjen, ajo kishte shkruar: “E urrej FBI-në

Allison Guerriero, e cila pati një lidhje dashurore me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, u gjet pa jetë në apartamentin e saj në Boynton Beach të Floridës.

Të lidhura

None found

Ajo ishte bërë e njohur publikisht për akuzat e forta që kishte ngritur ndaj McGonigal, tashmë i dënuar me 6 vjet e 6 muaj heqje lirie, me të cilin bashkëjetoi për 18 muaj.

Vetëm pak orë para se të konstatohej vdekja, Guerriero kishte shpërndarë një sërë mesazhesh në rrjetin social X, duke sulmuar ashpër Byronë Federale të Hetimit. Në një material video të postuar prej saj, ajo shprehej hapur: “E urrej FBI-në.”

Në një tjetër regjistrim, ajo komentoi çështjen McGonigal dhe kërkoi që vëmendja publike të shtrihej edhe mbi figura të tjera brenda agjencisë. “Ky është problemi me Charles McGonigal. Tani e dini emrin e tij, por më parë jo. Ju njihnit Jim Comey-n, Chris Wray-n… të gjithë emrat e njohur. Përse nuk nisni të gërmoni për ata që nuk i keni dëgjuar kurrë?”, ishte mesazhi i saj.

Babai i të ndjerës, Bill Guerriero, tha për mediat se ende nuk është përcaktuar shkaku i humbjes së jetës dhe familja është në pritje të rezultateve të autopsisë. “Ne vërtet nuk dimë asgjë. Po presim të kemi akses në raportin e mjekësisë ligjore. Mund të jetë një aksident, një rrëzim, gjithçka është e mundur,” deklaroi ai.

Burime zyrtare nga policia e Boynton Beach konfirmuan se forcat e rendit shkuan në banesë rreth orës 20:03 të së enjtes. Sipas autoriteteve, “nuk duket të ketë shenja të ndërhyrjes kriminale”, ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Prej vitesh, Guerriero kishte qenë një zë kritik ndaj aktiviteteve të ish-të dashurit të saj. Ajo pretendonte se gjatë periudhës që bashkëjetuan, kishte zbuluar të dhëna që e shtynë të besonte se ish-agjenti ishte përfshirë në veprime jashtë ligjit.

Sipas rrëfimit të saj, në 2017-ën McGonigal kishte marrë 80 mijë dollarë nga një ish-funksionar i inteligjencës shqiptare. Më pas, ajo tregonte se kishte gjetur pikërisht një shumë prej 80 mijë dollarësh në shtëpinë e tyre. “Mendja më shkoi menjëherë tek ato që ne i quajmë ‘flash rolls’, para që u jepeshin informatorëve ose agjentëve të fshehtë për të financuar operacionet,” kishte shpjeguar ajo.

Kur e përballi me këtë shumë, sipas Guerrieros, ish-zyrtari i FBI-së i ishte përgjigjur se paratë i kishte fituar nga bastet për një takim bejsbolli.

Lidhja mes të dyve mori fund në vitin 2018, në çastin kur ajo kuptoi se partneri i saj nuk kishte ndërmend të ndahej nga gruaja e tij ligjore. Pas ndarjes, Guerriero tha se filloi të komunikonte me njerëz brenda Byronë Federale për të sinjalizuar dyshimet e saj. “Më ishte ngulitur ideja: ky njeri është një tradhtar. Ai po merrte ryshfete për të tregtuar ndikimin,” kujtonte ajo.

Ajo mbështeste idenë se u kishte folur ish-eprorëve dhe zyrtarëve të tjerë të FBI-së, por paralajmërimet e saj nuk ishin marrë parasysh seriozisht. “Sa herë mundohesha të bisedoja me FBI-në për këtë çështje, nuk pranonin të më dëgjonin. I njoftova shefin e tij të dikurshëm, ua thashë dhe personave të tjerë, por askush nuk lëvizi gishtin,” kishte deklaruar ajo.

Charles McGonigal, që dikur drejtonte divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, u vu në pranga në janar të 2023-shit dhe mori një dënim prej 6 vitesh e 6 muajsh burg për akuza që lidhen me pagesa të paligjshme dhe raportet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Ndërkaq, rrethanat e vdekjes së Allison Guerriero mbeten objekt hetimi. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një shkak zyrtar dhe uniformat blu theksojnë se nuk ka gjurmë të dukshme të një vepre penale.


Shtuar 31.08.2026 22:06

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahislunabet