Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në strukturat drejtuese, ku është zëvendësuar përgjegjësi i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë. Sipas të dhënave, lëvizje të ngjashme pritet të ketë edhe në qarqe të tjera të vendit.
Gëzim Zhupaj, i cili deri tani drejtonte strukturën e kufirit në Korçë, është transferuar në pozicionin e shefit të sektorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai e ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kufirit në Korçë për rreth dy vite.
Të lidhura
None found
Në këtë post është emëruar Luigj Vathi, i cili më herët ka shërbyer si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Berat.
