Ambasada ukrainase: Çështja e njohjes së Kosovës do të rishikohet pas përfundimit të luftës

Qëndrimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës ka shkaktuar reagime në Prishtinë. Pakënaqësia kulmoi me largimin e flamurit “Liri për Ukrainën”, i cili ishte vendosur në objektin e Hotel Grand në qendër të Prishtinës që prej nisjes së agresionit rus. Reagimi i Kosovës u lidh me kundërshtimin që Prishtina i ka bërë pushtimit rus dhe mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës gjatë luftës.

Të lidhura

None found

Për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Kievit ka reaguar Ambasada e Ukrainës në Shqipëri.

Përfaqësia diplomatike ukrainase ka sqaruar se deklarata e Zelenskyt gjatë vizitës në Beograd nuk përbën një ndryshim të politikës së Kievit për Kosovën. Sipas ambasadës, presidenti ukrainas vetëm iu përgjigj një pyetjeje të një gazetari serb lidhur me njohjen e Kosovës.

“Ambasada e Ukrainës dëshiron të nënvizojë se gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy nuk deklaroi ndonjë ndryshim të qëndrimit ukrainas ndaj Kosovës. Ai iu përgjigj thjesht një pyetjeje të gazetarit për qëndrimin e Ukrainës pro ose kundër njohjes së Kosovës. Përgjigjja e Presidentit ishte në përputhje të plotë me qëndrimin e pandryshuar të Ukrainës për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen ekskluzive të Ambasadës së Ukrainës në Tiranë për median.

Ambasada ka theksuar se mosnjohja e Kosovës nga Kievi nuk duhet parë në asnjë mënyrë si mungesë vlerësimi për solidaritetin e Prishtinës apo për mbështetjen që Kosova u ka dhënë masave ndërkombëtare kundër Rusisë.

“Ukraina e çmon thellësisht solidaritetin dhe ndihmën që populli dhe institucionet e Kosovës i kanë ofruar Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në shkallë të plotë. Jemi sinqerisht mirënjohës për mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës dhe qytetarëve ukrainas. Po ashtu, vlerësojmë përafrimin e Kosovës me sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Megjithatë, qëndrimi i Ukrainës për statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar dhe kjo nuk duhet interpretuar si nënvlerësim i solidaritetit të treguar nga populli i Kosovës”, është shprehur ambasada.

Sa i takon një rishikimi të mundshëm të qëndrimit për pavarësinë e Kosovës, Ambasada e Ukrainës në Tiranë ka bërë të ditur se një vendim i tillë u takon autoriteteve qendrore ukrainase. Ky proces, sipas saj, do të mbështetet te interesi kombëtar, Kushtetuta, legjislacioni ukrainas, e drejta ndërkombëtare dhe zhvillimet në arenën ndërkombëtare.

“Çdo vendim mbi politikën e jashtme të Ukrainës, përfshirë mundësinë e rishqyrtimit të këtij qëndrimi, merret nga autoritetet shtetërore përkatëse në përputhje me interesat kombëtare të Ukrainës, Kushtetutën dhe legjislacionin e saj, si dhe me të drejtën ndërkombëtare, duke marrë parasysh zhvillimet përkatëse ndërkombëtare”, ka sqaruar Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Ambasada ka nënvizuar se Ukraina do t’i rikthehet çështjes së Kosovës pasi të përfundojë agresioni rus dhe vendi të dalë nga lufta.

“Siç është bërë e qartë, qëndrimi i Ukrainës për njohjen politike të Kosovës nuk ka ndryshuar. Çështja nuk është mbyllur dhe as nuk është hequr nga agjenda e politikës së jashtme ukrainase. Megjithatë, Ukraina do të mund t’i rikthehet kësaj dhe çështjeve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare pasi të dalë nga flakët e luftës së tmerrshme të imponuar nga Rusia. Aktualisht, prioriteti absolut është mbrojtja e popullit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe përfundimi i kësaj lufte shkatërruese”, ka deklaruar përfaqësia diplomatike.

Diplomatët ukrainas kanë shtuar se kësaj çështjeje nuk mund t’i japin përparësi, pasi Rusia e ka nisur luftën e saj të tmerrshme prej më shumë se katër vitesh.

“Jemi të bindur se populli i Kosovës e kupton këtë situatë veçanërisht mirë, duke pasur parasysh përvojën e tij tragjike me luftën, vuajtjet dhe humbjet njerëzore”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ambasada ka kujtuar edhe disa masa të ndërmarra në raport me qytetarët e Kosovës, veçanërisht pranimin e pasaportave kosovare.

“Prej 25 marsit 2019, Ukraina pranon pasaportat e zakonshme civile të lëshuara nga Kosova për procedurat e vizave. Ky mekanizëm u vendos për të lehtësuar dhe normalizuar udhëtimin drejt Ukrainës të banorëve të Kosovës, kryesisht për arsye humanitare, pa përbërë njohje de jure të Kosovës nga Ukraina. Autoritetet ukrainase kanë sqaruar në mënyrë të përsëritur se masa të tilla konsullore nuk nënkuptojnë njohjen e personalitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës”, ka përfunduar Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Në fillim të muajit gusht, pas vizitës në Serbi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një konference për media se politika e Kievit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nuk kishte ndryshuar.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Për sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. I jemi mirënjohës Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky.


Shtuar 31.08.2026 20:18

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahislunabet