ASH: Shqiptarët përbëjnë 40,3% të të papunëve në vend

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj politikave të Qeverisë në fushën e punësimit, duke vënë në dukje se mbi 35 mijë shqiptarë rezultojnë të papunë, ndërsa njëkohësisht janë përcaktuar kuota për ardhjen e 10 mijë punëtorëve të huaj.

Të lidhura

None found

Të dhënat e cituara nga ASH tregojnë se 35.757 shqiptarë janë të regjistruar si të papunë aktivë. Sipas partisë, kjo shifër përfaqëson rreth 40,3 për qind të totalit të të papunëve në vend.

Partia thekson se mbi 60 për qind e punëdhënësve deklarojnë se kanë nevojë për staf, ndërsa në treg janë më shumë se 10 mijë vende të lira pune. Pavarësisht kësaj, Qeveria ka hapur kuota për punësimin e 10 mijë shtetasve nga jashtë.

ASH ka kritikuar edhe koalicionin VLEN, duke kërkuar të dijë se cili është kontributi i tij përballë kësaj situate të punësimit.

Sipas opozitës shqiptare, Mickoski ka deklaruar se janë krijuar 17 mijë vende të reja pune, ndërsa VLEN pretendon se ka realizuar rreth 2.000 punësime dhe avancime. ASH vlerëson se edhe kjo shifër paraqitet si më e lartë, pasi në të janë përfshirë bashkë punësimet dhe avancimet.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga partia lidhet me largimin e të rinjve shqiptarë. ASH thotë se mungesa e mundësive profesionale dhe ekonomike po i shtyn ata të emigrojnë drejt Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe shteteve të tjera evropiane.

“Maqedonia po importon punëtorë. Shqiptarët po eksportojnë fëmijët e tyre”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Në mbyllje, ASH akuzon VLEN-in se e ka përqendruar vëmendjen te funksionet dhe pozitat qeverisëse, pa sjellë, sipas saj, rezultate të mjaftueshme në punësimin e shqiptarëve.

“Ky është bilanci i tyre. Më shumë pushtet për VLEN-in, më pak shqiptarë në vend”, deklaron ASH.


Shtuar 31.08.2026 20:17

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahislunabet