Janë publikuar pamjet e episodit të tensionuar ku presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, godet me grusht asistentin e arbitrit, Ergys Spahiu.
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, teksa Spahiu po shkonte drejt tunelit që të çon në dhomat e zhveshjes. Në atë moment, ai u përball me numrin “një” të klubit shkodran, i cili e goditi, ndërsa siguria ndërhyri menjëherë për të ndalur përshkallëzimin.
Të lidhura
None found
Reagimi i Xhaferit duket se e ka zënë të papërgatitur asistentin e arbitrit. Sapo ndodhi goditja, garda e sigurisë veproi për ta mbrojtur Spahiun dhe për të qetësuar situatën.
Tashmë pritet vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë skandal të paprecedentë. Masa të rënda ndëshkuese rrezikojnë edhe Xhaferin, edhe trajnerin Edi Martini, për gjestin e bërë në fushë, ku formoi me duar shenjën e VAR-it.
