Live/ SHBA dhe Irani përplasen sërish pas javësh qetësie, Uashingtoni godet objektivin e piketuar prej kohësh

Pas disa javësh qetësi relative, Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë përfshirë sërish në një përballje të drejtpërdrejtë, ndërsa konflikti ka hyrë në muajin e shtatë.

Të lidhura

None found

Gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, më 31 gusht, Teherani lëshoi raketa drejt Aqabas dhe bazës ajrore Muwaffaq Salti në Jordani, ku qëndrojnë edhe trupa amerikane.

Një zyrtar amerikan konfirmoi sulmin për Fox News, duke bërë të ditur se pothuajse të gjitha raketat iraniane u kapën nga sistemet e mbrojtjes.

Uashingtoni deklaroi se pjesa më e madhe e raketave u interceptua. Ky zhvillim pason sulmin amerikan ndaj ishullit Larak dhe ka shtuar tensionet edhe në Gjirin Persik.

Veprimi i Iranit ishte një kundërpërgjigje ndaj goditjes së SHBA-së në ishullin Larak, ku forcat amerikane shkatërruan dy sisteme raketore iraniane.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha se operacioni nuk ishte një “akt agresioni”. Sipas saj, objektivi ishin njësitë e minimit detar të Gardës Revolucionare iraniane, të cilat paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm në ngushticën e Hormuzit.

Disa orë më vonë, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se një supercisternë nafte kishte marrë flakë pasi kishte shkelur rregullat dhe ishte përplasur me dy mina detare.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga zonat më të brishta të konfliktit, pasi përmes saj kalon një pjesë e rëndësishme e transportit ndërkombëtar të naftës.

Përshkallëzimi nuk është kufizuar vetëm te përplasja mes SHBA-së dhe Iranit.

Garda Revolucionare iraniane pretendoi gjithashtu se kishte sulmuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, ministri i Mbrojtjes i Emirateve e mohoi këtë deklaratë.


Shtuar 31.08.2026 19:04

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisana kelimejojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetana kelimejojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahis