Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se mesazhet SMS që po shpërndahen në emër të saj, me pretendimin se lidhen me rimbursimin e tatimit, nuk janë dërguar nga ATK-ja.
Të lidhura
None found
Përmes një njoftimi në Facebook, institucioni u ka kërkuar tatimpaguesve të tregojnë kujdes dhe të mos mashtrohen nga këto informacione të rreme.
ATK këshillon qytetarët të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos përcjellin të dhëna personale apo informacione të llogarive bankare nëpërmjet këtyre mesazheve.
Sipas njoftimit, çdo komunikim, informacion apo lajmërim zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës bëhet vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucionit. Tatimpaguesit janë ftuar që çdo informacion ta kontrollojnë përmes burimeve zyrtare të ATK-së.
