Greqia uli çmimet e ushqimeve/ Berisha: Rama indiferent, ofron “Besën” dhe “Pasqyrën”! Kryeministri jeton në “kullën e fildishtë” të pushtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kriza e thellë politike në vend po shoqërohet edhe me një krizë ekonomike, duke kritikuar qeverinë për mungesën e masave ndaj rritjes së çmimeve.

Duke iu referuar masave të ndërmarra së fundmi në Greqi, Berisha tha se qeveria greke ka vendosur të ulë me 5 deri në 30 për qind çmimet e rreth 1,600 artikujve, duke përfshirë ushqimet bazë, artikujt shkollorë dhe produkte me përdorim të gjerë nga konsumatorët.

Ndërsa në Shqipëri -tha Berisha- Rama dhe qeveria janë indiferent, ndërsa ai “jeton ne kullen e fildishte te pushtetit.

“Ndërkohë çmimet në Shqipëri sipas statistikave të fundit, çmimet e ushqimeve këtë vit u rritën 5 herë më shumë sesa mesatarja e vendeve të BE. qeveria ka zero reagim dhe zero veprime. Këto të dhëna së bashku me të dhënat e tjera që faktojnë se 30% shqiptarëve kërcënohen nga uria, janë kambanat e alarmit më të trishtë që bien në këtë vend. Indiferenca e Ramës ndaj kësaj situate, tejkalon qëndrimet më çnjerëzore”, u shpreh kreu i PD.

Sipas Berishës, PD propozon heqja e TVSH-së për ushqimet, subvencionimin e plotë të të gjitha shpenzimeve për shkollën, duke e lidhur këtë me parimin e arsimit falas si dhe minimumin jetik.

“Për PD është jetike, heqja e tvsh për ushqimet. Subvencionimi i plotë i të gjitha shpenzimeve për shkollën, bazuar në parimin e arsimit falas. Me kushtetutë arsimit është falas. Vendosja e minimumit jetik”, tha Berisha.


Shtuar 31.08.2026 12:37

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabetHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis