Mëngjesin e sotëm, një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Gose–Vilbashtovë në Kavajë.
Viktima është përplasur nga një makinë ndërsa po drejtonte një motomjet.
Të lidhura
None found
Njoftimi i Plotë:
Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose–Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
