U arrestua me Ergys Agasin, ish-polici Ulian Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Ulian Shpataraku, është transferuar në paraburgimin e Peqinit, pas arrestimit të tij bashkë me Ergys Agasi.

Shpataraku u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, teksa ndodhej në të njëjtin automjet me Ergys Agasin.

Të lidhura

None found

Sipas SPAK, ish-polici u arrestua në flagrancë, nën dyshimin për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”.

Më 29 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj Shpatarakut masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Arrestimi

Kujtojmë se më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, Shpataraku u kap duke drejtuar automjetin me të cilin udhëtonte Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga drejtësia dhe që ndodhej prej rreth 8 muajsh në arrati.

Fill pas arrestimit u kryen edhe kontrolle në banesën e Shpatarakut në kryeqytet, ku sipas raportimeve, atij i është sekuestruar arsenal armësh. Konkretisht 3 pistoleta, 2 armë tip shotgun dhe 2 pushkë, të cilat ai i posedonte me leje.

Po ashtu, Shpatarakut i është hequr edhe leja e armëve, pasi disa javë më parë u përjashtua nga Policia e Shtetit.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, për Shpatarakun ka indicie se ka pasur precedent penal në të kaluarën jashtë vendit, të cilin nuk e ka deklaruar, por që kërkon një hetim të thelluar nga autoritetet.


Shtuar 31.08.2026 10:25

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabetHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis