25 vjet nga 11 Shtatori, Trump mungon në ceremoninë në Nju Jork: Do të jem në Pentagon

Donald Trump do ta përkujtojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në ceremoninë që do të zhvillohet në Pentagon.

Të lidhura

None found

Presidenti amerikan deklaroi se më 11 Shtator do të jetë në Pentagon dhe shpjegoi përse nuk do të marrë pjesë në aktivitetin tradicional pranë Ground Zero në Nju Jork.

Pas kthimit nga Hjustoni, gazetarët e pyetën nëse do të merrte pjesë në ceremoninë e Nju Jorkut. Trump u përgjigj: “Jo, sepse do të shkoj në Pentagon.”

Zëvendëspresidenti JD Vance pritet të jetë i pranishëm në ceremoninë përkujtimore në Nju Jork. Në të njëjtën kohë, zyrtarë të tjerë të administratës amerikane do të marrin pjesë në aktivitetin që do të mbahet në Shanksville të Pensilvanisë.

Këtë vit mbushen 25 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit 2001. Atë ditë, militantë të al-Kaedës rrëmbyen katër avionë dhe i përdorën në sulmet që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 njerëzve në Nju Jork, Pentagon dhe Shanksville.

Ngjarjet e 11 Shtatorit sollën ndryshime të thella në politikën e jashtme dhe në qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë kombëtare.

Trump, me origjinë nga Nju Jorku, ishte për herë të fundit në ceremoninë pranë Ground Zero në vitin 2024. Vitin e kaluar, ai mori pjesë në aktivitetin në Pentagon, ku mbajti një fjalim përkujtimor dhe solli në vëmendje disa nga momentet dramatike të asaj dite.

“Një ditë për të kujtuar viktimat dhe familjarët e tyre të dashur”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar 11 Shtatorit.

Për JD Vance, ceremonia e këtij viti do të shënojë gjithashtu rikthimin në aktivitetin përkujtimor të Nju Jorkut. Vitin e kaluar ai kishte planifikuar të ishte atje, por udhëtoi drejt Salt Lake City për të qëndruar pranë familjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, pas vrasjes së tij.


Shtuar 30.08.2026 22:58

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetpusulabetholiganbetmarsbahismarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabet