Burnley regjistroi humbjen e dytë radhazi në kampionat, pasi u mposht 4-1 në transfertën kundër Norwich. Armando Broja nuk ishte i pranishëm në këtë përballje.
Të lidhura
None found
Mungesa e sulmuesit shqiptar edhe në tribunë ngriti pikëpyetje nëse ai kishte probleme fizike apo ishte lënë jashtë skuadrës me vendim të trajnerit Nicky Hayen.
Pas ndeshjes, Hayen u dha fund dilemave duke sqaruar arsyen përse Broja nuk ishte përfshirë në ekip për këtë takim.
“Armando ishte një zgjedhje. Ai ka luajtur dy ndeshje radhazi dhe është pak a shumë i ngjashëm me Zian Flemming. Donim më shumë thellësi në skuadrën tonë, por për fat të keq kur je duke humbur 3-0, bëhet e vështirë”, deklaroi Hayen.
