Gazment Bardhi bën thirrjen: Çmimi i naftës më i shtrenjti në Rajon, qeveria të ndërhyjë dhe të ulë taksat!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të karburanteve në Shqipëri, duke kërkuar ndërhyrje përmes reduktimit të taksave.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se nafta në vend është ndër më të shtrenjtat në rajon. Sipas tij, çmimi i një litri arrin deri në 219 lekë, ndërsa rreth 100 lekë përbëhen nga detyrime fiskale, mes tyre akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH-ja.

Të lidhura

None found

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk po përdor mekanizma për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve te qytetarët. Bardhi argumenton se sa herë rritet çmimi i karburantit, konsumatori paguan më shumë dhe, rrjedhimisht, qeveria mbledh më shumë të ardhura, pa i rikthyer ato në formën e lehtësimeve për qytetarët.

REAGIMI: ALGORITMI I NAFTËS DHE ALGORITMI I EDI RAMËS

Sipas Bardhit, qeverisja e Edi Ramës mbështetet prej vitesh në disa “algoritme”: atë të korrupsionit, të krimit të organizuar, të pastrimit të parave dhe të taksave.

Të gjitha këto, vijon ai, përbëjnë një skemë ku qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë, ndërsa marrin gjithnjë e më pak nga qeveria.

Për të kuptuar këtë situatë, Bardhi thotë se mjafton të shihet çmimi i afishuar në pikën më të afërt të karburantit, ku një litër naftë shitet deri në 219 lekë.

Ai e përshkruan si të thjeshtë llogaritjen e çmimit të naftës: nga 219 lekë të paguara nga qytetari, rreth 100 lekë shkojnë për akcizën, taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe TVSH-në.

“Kur rritet çmimi, qytetari paguan më shumë. Kur qytetari paguan më shumë, Qeveria arkëton më shumë”, shprehet Bardhi, duke shtuar se qeveria përfiton nga kjo rritje, por nuk i kthen qytetarëve asnjë lehtësim.

Sipas tij, kjo qasje lidhet me faktin se mirëqenia e qytetarëve nuk është prioritet për Edi Ramën. Bardhi pretendon se milionat shtesë të mbledhura nga rritja e çmimit të naftës përdoren për të financuar korrupsionin përmes tenderave me vlera 2–3 herë më të larta, siç, sipas tij, është parë në dosjet e Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit.

Bardhi kundërshton justifikimin se rritja e çmimeve ka ndodhur kudo, duke pyetur përse nafta është më e lirë në vendet e tjera të rajonit. Ai thotë se qeveritë e tyre kanë përdorur mekanizma për ta amortizuar ose kufizuar rritjen, ndërsa në Shqipëri pritet që çmimi të shkojë në 220 lekë për litër përpara se të ndërhyhet te akciza.

B – BESIM? Prit sa të shkojë 220 lekë/litër.

E – EMPATI? Zero ulje taksash.

S – SHËRBIM? 219 lekë/litër.

A – ANGAZHIM? Më shumë fitime për Qeverinë.

Tre muaj më parë, sipas Bardhit, Edi Rama votoi kundër propozimit të Partisë Demokratike për uljen e çmimit të karburanteve përmes dy masave.

Propozimi i parë ishte ulja e taksës së qarkullimit, ndërsa i dyti parashikonte krijimin e një mekanizmi automatik. Në rast se shteti mbledh më shumë TVSH për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, të ardhurat shtesë do t’u ktheheshin qytetarëve përmes uljes së akcizës.

Bardhi vlerëson se ende ekziston mundësia për të ndryshuar këtë situatë dhe për të zbatuar propozimin e refuzuar tre muaj më parë. Por, sipas tij, për këtë duhet ndryshuar “algoritmi kryesor”: t’i bëhet nafta Edi Ramës.


Shtuar 30.08.2026 12:55

sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş