Provimi i Maturës Shtetërore u zhvillua sot në 55 qendra testimi të shpërndara në të gjithë territorin e Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në këtë afat përmes platformës eKosova kishin aplikuar 5,033 kandidatë. Pas shqyrtimit dhe verifikimit të kërkesave, u miratuan 4,967 aplikime.
Gjatë administrimit të testimit, 18 kandidatë u larguan nga provimi pasi u kapën me telefona, duke shkelur rregullat e përcaktuara për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e tij.
Ministria shprehu mirënjohje për komisionerët, administratorët dhe të gjithë të angazhuarit që kontribuuan në organizimin dhe realizimin e Provimit të Maturës Shtetërore.
