Me rastin e 29 Gushtit, Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Puset e Nikës. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish-komandanti i UÇK-së dhe deputeti Rufki Suma, ish-të burgosurit politikë Riza Xhakli e Valon Berisha, deputetët Jeton Raka dhe Valon Ramadani, kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Dr. Mirsad Shkreta, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.
Të lidhura
None found
“Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës, andaj është detyrim e obligim i të gjithë neve që gëzojmë Kosovën e lirë e të pavarur ta forcojmë dhe zhvillojmë shtetin, për të cilin kanë kontribuuar dhe janë sakrifikuar breza të tërë shqiptarësh”, deklaroi kryeministri në detyrë.
Lavdi 15 dëshmorëve të kësaj komune dhe të kombit mbarë!

Nderime luftëtarëve të lirisë!
