Burjani për vendimin e KGJK-së: Rikthimi i gjyqtarëve serbë mund të bëhet vetëm përmes konkursit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk e ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve dhe të stafit mbështetës serb për anulimin e dorëheqjeve dhe kthimin e tyre në vendet e punës.

Të lidhura

None found

Pas këtij vendimi, KGJK-ja i ka rekomanduar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që t’i lirojë ata nga detyra.

Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke shprehur “keqardhje të thellë” për vendimin.

Juristi Blerim Burjani, në një deklaratë për “Bota sot”, ka thënë se rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqje duhet të zhvillohet vetëm përmes një procedure të re konkurrimi dhe në pajtim me ligjin.

Ai thekson se një rikthim i tillë nuk mund të realizohet përmes ndërhyrjeve politike apo kërkimit të faljes, pasi bartësit e funksioneve gjyqësore duhet të ruajnë pavarësinë dhe të zbatojnë etikën profesionale.

“Për të krijuar bazën ligjore, duhet të shpallet një konkurs i ri. Në të mund të aplikojë kushdo, por për personat që janë larguar vullnetarisht përmes dorëheqjes, kthimi është më i vështirë. Kështu që rikthimi nuk bëhet me vendim politik, por vetëm përmes një procedure profesionale.

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk duhet të angazhohen në politikë dhe as të shndërrohen në mjete të saj. Respektimi i etikës profesionale është i domosdoshëm; përndryshe, ata nuk mund të jenë pjesë e KGJK-së.

Nuk mund të ketë rikthim vetëm mbi bazën e një kërkimfaljeje, sepse ligjet në fuqi janë të qarta: kur nuk respektohen detyrat, orari i punës dhe kontrata, marrëdhënia mund të ndërpritet në çdo fazë.

Ky element duhet të merret seriozisht, pasi asgjë nuk mund të sigurohet falas dhe përmes politikës”, ka deklaruar Burjani për gazetën.


Shtuar 29.08.2026 17:08

sultanbeyli escortjojobetAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobet girişMarsbahis Girişbetasusjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobet