Platforma “Liria ka Emër” ka zhvilluar një konferencë për media, ku ka bërë të ditura aktivitetet e planifikuara në përkrahje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Gjatë konferencës, Ismail Tasholli, përfaqësues i platformës, njoftoi për tubimin që do të organizohet në Hagë në ditën kur Gjykata Speciale pritet të shpallë vendimin për ish-krerët e UÇK-së.
Ai bëri të ditur se aktiviteti, i organizuar së bashku me mërgatën shqiptare, ka për qëllim të përcjellë solidaritetin dhe mbështetjen për ish-udhëheqësit e UÇK-së në këtë ditë.
Sipas organizatorëve, tubimi do të nisë më 15 shtator në orën 22:00 dhe do të vijojë deri më 16 shtator, në orën 10:00, kur Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin.
Tasholli deklaroi se qytetarët do të qëndrojnë në Hagë gjatë gjithë natës, deri në çastin e shpalljes së vendimit.
