Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar ditën e sotme në Manhattan të New Yorkut, si e ftuar në emisionin e njohur të mëngjesit “Today”, në kuadër të serisë së koncerteve Citi Concert Series.
Artistja 36-vjeçare është ngjitur në skenë për të interpretuar disa prej këngëve të saj, ndërsa gjatë paraqitjes në program ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur për albumin e saj më të fundit, “Dirty Blonde”, të publikuar në qershor.
Të lidhura
None found
Gjatë diskutimeve intervista mori një kthesë të veçantë kur këngëtarja u befasua live nga familjarët e saj. Përmes transmetimit në ekran mes emocioneve pas surprizës së nënës, babait dhe kunatës së saj ajo tha “Ju dukeni kaq bukur, kaq të mrekullueshëm! Babai im ka qenë duke qarë gjatë gjithë kohës”, tha ajo mes emocioneve.
Bebe Rexha foli gjithashtu edhe për lidhjen e saj me New Yorkun, qytetin ku është rritur dhe nisi rrugëtimin e saj drejt muzikës. “E dini, të jesh nga New Yorku… Gjithmonë kam menduar: ‘Dua të performoj para një publiku të madh’. Është e mrekullueshme dhe emocionuese. Ndihem shkëlqyeshëm”, theksoi ajo.
Bebe Rexha po kalon një periudhë të rëndësishme në karrierën e saj pas albumit të ri artistik “Dirty Blonde”.
