VIDEO/ Ibrahimaj “projekton” golin e barazimit, Foss realizon në këndin e pamundur dhe Egnatia eliminohet nga Europa League

Egnatia e humbi avantazhin ndaj Lillestromit në Norvegji, në fazën Play-Off të Europa League, edhe pse Eljon Sota e kishte kaluar në epërsi skuadrën shqiptare në minutën e 32-të.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 82-të, kur Foss vendosi baraspeshën dhe e dërgoi takimin në kohën shtesë. Në fund, “vikingët” triumfuan 2–1, duke siguruar kualifikimin në grupet e Europa League.

Të lidhura

None found

Pas golit të barazimit qëndronte mesfushori shqiptar i Kosovës, Ylldren Ibrahimaj. 30-vjeçari dërgoi një top nga thellësia drejt hyrjes së zonës, ndërsa Foss, i pozicionuar diagonal, e përfundoi aksionin me një goditje të befasishme. Pasimi i Ibrahimajt u duk më shumë si një asist sesa si një tentativë direkte për të goditur portën.

Aksioni i realizuar nga Ibrahimaj ishte pika që ndryshoi rrjedhën e sfidës në favor të Lillestromit, në një moment kur Egnatia po e kontrollonte mirë lojën.

Ylldren Ibrahimaj numëron vetëm një paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës. Ai është aktivizuar ndaj Suedisë në një ndeshje miqësore në vitin 2020.

Asisti i Ylldren Ibrahimajt


sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis