Muhamet Elmazi konkretizon premtimin me ndërtimin e shkollës së re në Matkë

Komuna e Sarajit dhe Fondacioni ALBIZ kanë zyrtarizuar bashkëpunimin për realizimin e një objekti të ri shkollor në fshatin Matkë. Nisma është ndërmarrë nga kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, si një hap konkret për avancimin e infrastrukturës arsimore.

Të lidhura

None found

Shkolla e re pritet t’u sigurojë nxënësve kushte të sigurta, moderne dhe bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme për mësim, edukim dhe zhvillim.

Elmazi e ka vlerësuar projektin si një zhvillim me rëndësi për banorët e Matkës, ndërsa investimin e ka cilësuar si kontribut për të ardhmen e fëmijëve.

“Premtimet tona nuk mbeten vetëm fjalë, ato po i kthejmë në projekte konkrete dhe vepra që do të mbeten për brezat e ardhshëm”, ka deklaruar Elmazi.

Kryetari i Komunës së Sarajit ka shprehur mirënjohje për Fondacionin ALBIZ për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë. Sipas tij, puna e përbashkët po ndihmon në krijimin e mundësive për një arsimim në kushte më të mira për gjeneratat e reja.

Projekti për ndërtimin e shkollës në Matkë është pjesë e angazhimit të Komunës së Sarajit për modernizimin e infrastrukturës arsimore dhe zbatimin e nismave konkrete në të mirë të qytetarëve.


Shtuar 28.08.2026 19:03

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis