Komandanti i MSU-së së KFOR-it nga Ura e Ibrit: Mund të rishikojmë vendosjen, por angazhimi dhe gatishmëria mbeten të pandryshuara

Kolonel Gianfranco Di Fiore, drejtuesi i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, ka vizituar trupat e kësaj njësie që vijojnë të qëndrojnë në Urën e Ibrit.

Të lidhura

None found

Gjatë vizitës, ai deklaroi se çdo ndryshim i mundshëm në pozicionimin e forcave nuk do të prekë përkushtimin, gatishmërinë apo detyrimet e tyre.

KFOR-i ka njoftuar më herët se po shqyrton kufizimin e pranisë ushtarake mbi urë dhe transferimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës.

Ura mbi Ibër lejon aktualisht vetëm kalimin e këmbësorëve, ndërsa qarkullimi i automjeteve nuk është i mundur. Ajo u mbyll pas përfundimit të luftës në vitin 1999 dhe për vite me radhë ka qenë një pikë e tensionuar mes komuniteteve etnike.

Sipas NATO-s, largimi gradual i trupave nga ura lidhet me optimizimin e dislokimit të KFOR-it, pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Megjithatë, KFOR-i thekson se do ta monitorojë vazhdimisht situatën në terren dhe do të mbajë një dislokim të përshtatur me synimin për të garantuar siguri të qëndrueshme për të gjithë banorët e Kosovës.

Personeli i KFOR-it do të vijojë të jetë i vendosur në zonat përreth urës.


Shtuar 28.08.2026 18:35

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis