Ballkani ka regjistruar një fitore 2-0 në transfertën kundër Drenicës, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Kjo ishte fitorja e dytë e therandasve në startin e kampionatit, si dhe suksesi i parë me Sami Sermaxhajn në stolin e trajnerit. Sermaxhaj ishte emëruar në këtë detyrë vetëm një ditë para ndeshjes.
45 minutat e para u zhvilluan në ekuilibër, me të dyja skuadrat që krijuan mundësi shënimi, por asnjëra nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Drenica pati mundësinë më të mirë të pjesës së parë në minutën e 35-të, kur Genc Hamiti dështoi të shënonte nga pika e penalltisë.
Edhe pas pushimit të dy ekipet patën raste, por vetëm Ballkani tregoi saktësi para portës. Abou Dosso zhbllokoi takimin në minutën e 70-të, duke i dhënë epërsinë 0-1 skuadrës së tij.
Fitoren e mysafirëve e konfirmoi Leart Popaj në minutën 90+, duke vendosur rezultatin përfundimtar 0-2.
