Ekspertët xhenierë të repartit RENEA, kanë çaktivizuar me sukses një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, e cila u gjet e braktisur në rrugë në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.
Pas njoftimit për praninë e objektit të dyshimtë, shërbimet e Policisë së Durrësit, rrethuan me shpejtësi zonën dhe vendosën perimetrin e sigurisë për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje mbërritën specialistët xhenierë të RENEAS, të cilët realizuan me sukses procedurën e çaktivizimit të lëndës plasëse në sasi të vogël, duke eliminuar plotësisht rrezikun e ndonjë shpërthimi.
Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur për këtë rast, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për këqyrjen e provave materialet, zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës që kanë braktisur apo vendosur objektin.
