Glauk Konjufca, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, ka përcjellë urimet e tij për boksieren kosovare Donjeta Sadiku, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Sadiku triumfoi në kategorinë deri në 60 kg, duke mposhtur në finale Kristina Kuluhovën, e cila përfaqësoi Serbinë.
Të lidhura
None found
Konjufca e cilësoi këtë sukses si një tjetër arsye krenarie për sportin e Kosovës dhe uroi sportisten bashkë me trajneren e saj, Marjola Sallauka, për arritjen e veçantë.
Sipas tij, kjo fitore dëshmon edhe një herë talentin, përkushtimin dhe punën që po i japin sportit kosovar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
