Emiliano Martínez transferohet te Chelsea, arrihet marrëveshja me Aston Villan

Chelsea ka gjetur gjuhën e përbashkët me Aston Villan për transferimin e Emiliano Martínezit, i cili pritet ta vijojë karrierën te klubi londinez.

Sipas Matt Law të “The Telegraph”, palët kanë rënë dakord për një shumë prej 8.7 milionë eurosh dhe lëvizja do të jetë transferim i përhershëm.

Të lidhura

None found

Marrëveshjen e ka bërë të ditur edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, përmes formulës së tij të njohur:

“Chelsea ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e Emiliano Martínez, HERE WE GO!”, shkroi Romano.

Portieri argjentinas pritet të marrë menjëherë vendin e titullarit te Chelsea. Vendimi i klubit për të ndërhyrë në këtë repart erdhi pas paraqitjes së Robert Sánchezit në sfidën hapëse të sezonit të Ligës Premier kundër Fulhamit.

Për Martínez, ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë. Ai konsiderohet ndër portierët më të njohur të Ligës Premier dhe ka qenë një figurë e rëndësishme edhe te përfaqësuesja e Argjentinës, me të cilën është shpallur kampion bote.

Hapi i radhës është finalizimi zyrtar i marrëveshjes, pas të cilit Martínez do t’i bashkohet Chelseat si lojtar i përhershëm.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis Girişonwin girişJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş