Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të avancojë procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Të lidhura
None found
Kërkesa u parashtrua gjatë takimit lamtumirës me ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Kurti tha se Kosova pret që aplikimi i saj të shqyrtohet më tej dhe vendi të marrë statusin e kandidatit, duke nënvizuar se ky proces duhet të zhvillohet mbi bazën e meritave.
Gjatë bisedës, kryeministri në detyrë çmoi bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa falënderoi Palatovën për kontributin e dhënë.
Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk është pajisur me statusin e vendit kandidat.
Takimi u mbyll me urimin e Kurtit për sukses të mëtejshëm të Palatovës në angazhimet e saj profesionale.
