Dita e 89-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e Ballukut

Protesta qytetare hyn sot në ditën e saj të 89-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish për të kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama, si edhe një ndryshim të drejtimit politik të vendit.

Mbledhja do të organizohet në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të nisen në marshim përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë.

Të lidhura

None found

Përpara godinës së ekzekutivit do të zhvillohen fjalime, ku pjesëmarrësit do të shprehin pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre lidhur me politikat qeverisëse.

Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e Edi Ramës. Platforma e protestuesve parashikon gjithashtu ngritjen e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu, ata kërkojnë rrëzimin e disa nismave ligjore, të cilat, sipas tyre, cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Sipas organizatorëve, tubimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe nuk do të ketë tërheqje pa u realizuar kërkesat e ngritura.

Protesta e 88

Edhe një ditë më parë, qytetarët u grumbulluan përpara Kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimeve para godinës qeveritare, një numër i madh protestuesish u drejtua drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar marshimin në akset kryesore të kryeqytetit.

Mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës me flamuj dhe simbole kuqezi, duke krijuar një atmosferë të ndezur rezistence.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje të forta kundër mazhorancës dhe kryeministrit. Në rrugët e qytetit u brohoritën kore si “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.


Shtuar 27.08.2026 07:49

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom