Gjatë kësaj të enjteje, territori i vendit do të ndikohet nga një situatë atmosferike relativisht e paqëndrueshme.
Në orët e para të ditës priten vranësira, ndërsa pas mesditës moti do të ketë edhe kthjellime.
Të lidhura
None found
Në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të sjellin reshje shiu të dobëta. Në zona të caktuara parashikohen gjithashtu shtrëngata të shkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe veriu me shpejtësi 8 m/s. Në bregdet do të mbizotërojë drejtimi jugperëndimor, ndërsa në zonat luginore herë pas here shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 17 m/s.
Deti do të paraqitet me valëzim të forcës 2-3 ballë.
