Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP nis hetimet në Korçë dhe përgatitet dezinfektimi

Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar specialistë në qarkun e Korçës dhe ka hapur një hetim epidemiologjik, pasi në Shqipëri u konfirmua rasti i parë me Ethet e Nilit.

Rasti është evidentuar te një 72-vjeçar nga Korça, i cili po trajtohet aktualisht në Spitalin Rajonal të Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Të lidhura

None found

I moshuari, banues në qytetin e Korçës, dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë teksa qëndronte në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës.

Pasi shfaqi probleme shëndetësore, ai iu drejtua spitalit dhe analizat laboratorike vërtetuan se ishte infektuar me virusin e Nilit Perëndimor.

Ekipi i mbërritur nga Tirana po zhvillon në terren hetimin entomologjik dhe depistimin në vatër. Synimi është të përcaktohet nëse në zonë ndodhet mushkonja që përhap virusin e Nilit Perëndimor, si dhe të vendosen masat e domosdoshme për kontrollin e saj.

Kontrollet e specialistëve të ISHP-së janë shtrirë në disa zona të qarkut të Korçës, ku po verifikohet prania e mundshme e mushkonjës transmetuese të sëmundjes. Në varësi të gjetjeve, do të përcaktohen edhe ndërhyrjet që nevojiten për kontrollin e saj.

Si pjesë e hetimit dhe e masave parandaluese, ekipet e specializuara po realizojnë gjithashtu depistimin në vatër.

Pritet që në zonat e konsideruara të mundshme për praninë e mushkonjave të kryhen ndërhyrje për trajtimin dhe dezinfektimin e tyre.

Virusi i Nilit Perëndimor kalon te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit nga mushkonjat e infektuara. Shumica e të prekurve mund të mos shfaqin simptoma, ndërsa në raste të tjera infeksioni shoqërohet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Kur sëmundja paraqitet në formë të rëndë, virusi mund të dëmtojë sistemin nervor dhe të sjellë komplikacione serioze.

Autoritetet shëndetësore po vazhdojnë monitorimin në terren. Përfundimet e hetimit të ISHP-së pritet të tregojnë shkallën e përhapjes së mushkonjës bartëse dhe masat që do të zbatohen për të parandaluar raste të tjera.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis