Berisha: Ambasadorja Kim sillet si gurvenatore

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për shtyp tha se ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim sillet si gurvenatore dhe jo si kryediplomate.

“Ambasadorja sillet si gurvenatore qoftë në marrëveshjet që inicion. Sadushi kishte shitur një apartament 55 mijë euro dhe pagesa ishte bërë me strike dhe jo me bankë. Kur thoshte se e ka shitur apartamenti figuronte me emrin e Sadushit me kolateral në bankë për të marrë kredi. Parregullsi të jashtëzakonshme për të cilat Sadushi e ka vendin tjetërkund. Po të bëhet publik vettingu i tij i del era barit. Këta nuk flasin se janë peng.  Basha do t’i sugjeroj të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin. Ligji i dekriminalizimit është meritë kryesore e Bashës dhe opozitës. Kam qenë mbështetës dhe jam i ligjit dhe vettingut të politikanëve. Është Rama që e ka kundërshtuar dhe hodhi poshtë”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 12:52