Berisha zbulon çfarë i kërkoi Basha në takim, ambasadores Yuri Kim  

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për shtyp ka zbuluar se çfarë i ka kërkuar kryetari i PD-së Lulzim Basha, Ambasadores Yuri Kim në takimin që zhvilluan para disa ditësh.

Berisha tha se Basha i ka kërkuar fakte dhe prova nga SHBA për shpalljen e tij “non grata”.

“Për rekordet kriminale, secili do që akuzon pa fakte bazë ka probleme madhore me karakterin. Kam qenë në një vend mik para pak vitesh dhe më priti kryetari i Parlamentit. Kryetari i parlamentit ishte black-lisutar si Sali Berisha. Jo vetëm ai, por edhe nja 9 apo 11 të tjerë. Të gjithë në përballje me Georg Soros. Ata vazhduan me sukses punën e tyre në parlament, i fituan dhe zgjedhjet më vonë. Administrata tjetër hoqi ato vendime të marra mbi bazën e shpifjeve dhe trillimeve. Por thashë edhe një herë. Ai drejtonte parlamentin, sigurisht i keqardhur. Nuk ka njeri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që admiron, pa asnjë bazë, pa asnjë fakt, asnjë dokument. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit, fakte, prova dhe dokumente”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 12:36