Detyrimet e shtetit ndaj biznesit privat kapin gati 315 milionë euro

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të qershorit institucionet shtetërore kishin detyrime të maturuara e të pashlyera në vlerën 692.523.113 euro. Në raport me fundin e dhjetorit të vitit 2025, shuma e këtyre detyrimeve është rritur me 26,37 milionë euro.

Të lidhura

None found

Rritje është evidentuar edhe në baza tremujore, prej 17,55 milionë eurosh. Ndërsa kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, borxhet e papaguara janë më të larta me pothuajse 3 milionë euro.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të maturuara dhe të papaguara i përket sektorit publik, ku shuma arrin në 344,5 milionë euro. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 15 milionë eurosh krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Me afro 315,2 milionë euro, detyrimet ndaj sektorit privat, shoqatave të qytetarëve dhe organizatave të tjera jofitimprurëse renditen në vendin e dytë. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, ky borxh është shtuar me 20,3 milionë euro.

Në fund të tremujorit të dytë, borxhi shtetëror ndaj personave fizikë ishte pak më shumë se 3 milionë euro dhe rezultonte më i ulët se në fund të dhjetorit. Rënie kanë shënuar edhe detyrimet ndaj subjekteve jashtë vendit, të cilat në fund të qershorit llogariteshin në rreth 30 milionë euro.

Dy ndërmarrje shtetërore kanë mbi 171 milionë euro detyrime

Mes institucioneve dhe kompanive me nivelin më të lartë të borxheve të papaguara, “MZ Infrastruktura” kryeson me detyrime prej rreth 91,4 milionë eurosh.

Pas saj vjen “MZ Transport”, që ka detyrime të maturuara dhe të papaguara në vlerë pothuajse 80 milionë euro. Së bashku, këto dy kompani që janë nën kontroll shtetëror mbajnë mbi 171 milionë euro borxhe.

Në pozicionin e tretë gjendet Shërbimi i përbashkët për nevojat e institucioneve shëndetësore, një institucion publik në sektorin e shëndetësisë, me borxh që i afrohet 35 milionë eurove.

ESM – Prodhimi i energjisë elektrike raporton detyrime prej 33,9 milionë eurosh, ndërsa te ESM – Distribuimi ato janë rreth 30 milionë euro.

Në listën e fundit të Ministrisë së Financave figurojnë 903 institucione shtetërore, agjenci, komisione, komuna, kompani shtetërore, ndërmarrje publike lokale dhe të qytetit, shkolla, spitale, institucione të mbrojtjes sociale dhe kulturës, gjykata, fakultete, prokurori dhe ministri që kanë deklaruar detyrime të maturuara dhe të papaguara.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet