Qytetarë, familjarë, kolegë dhe miq u bashkuan në një ceremoni prekëse për t’i dhënë lamtumirën e fundit zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili shërbeu me përkushtim dhe dinjitet.
Të lidhura
None found
Ceremonia e varrimit u zhvillua me nderime shtetërore, ku ishin të pranishëm edhe Xhelal Sveçla dhe Gazmend Hoxha.
Ndërrimi i parakohshëm i jetës së Altinit shkaktoi reagime të shumta. Ai humbi jetën një ditë më parë, pas një aksidenti që pësoi javën e kaluar gjatë kryerjes së detyrës në Malishevë, ndërsa rregullonte qarkullimin rrugor.
Ngushëllime të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë të afërmve.
