Vanspor FK mori një fitore 3-2 në shtëpi ndaj Istanbulspor, në përballjen e javës së tretë të Ligës së Parë turke, duke përmbysur rezultatin.
Në këtë sukses pati rol protagonist Jurgen Bardhi. Ish-mesfushori i Partizanit realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 38-të, duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke i dhënë shtysë përmbysjes së vendasve.
Të lidhura
None found
Për 28-vjeçarin, kjo ishte paraqitja e dytë në sezonin e ri dhe njëkohësisht goli i parë. Një start i shkëlqyer për ish-lojtarin e Superiores, i cili duket se pritet të ketë një rol të rëndësishëm te Vanspor FK gjatë vazhdimit të kampionatit.
