Barcelona triumfoi 5-0 ndaj Elches, ndërsa një nga protagonistët kryesorë të sfidës ishte Raphinha. Sulmuesi brazilian shënoi nga penalltia në minutën e 14-të, duke realizuar golin e parë të sezonit për katalanasit.
Të lidhura
None found
Megjithatë, vëmendjen më të madhe nuk e mori vetëm goli, por mënyra se si ai e festoi. Raphinha imitoi Spider-Manin, një gjest që nxiti menjëherë aludimet për një mesazh të mundshëm drejtuar Julián Álvarezit.
Sulmuesi argjentinas, i cili është objektivi kryesor i Barcelonës në këtë afat kalimtar, njihet edhe me nofkën “La Arana”, që do të thotë “Merimanga”. Sipas raportimeve të përcjella nga Fabrizio Romano, Álvarez ka festuar edhe më parë golat me një mënyrë të ngjashme.
Për këtë arsye, festimi i Raphinhas është parë si një lloj “ftese” për Álvarezin që t’i bashkohet Barcelonës.
Raportohet se argjentinasi dëshiron të transferohet vetëm te klubi katalanas dhe nuk është i interesuar për ofertat e tjera që mund t’i mbërrijnë Atlético Madridit.
Megjithatë, klubi madrilen nuk ka ndërmend ta humbasë sulmuesin dhe deri tani ka mbajtur një qëndrim të prerë sa i përket të ardhmes së tij.
Pas ndeshjes së fundit, situata është tensionuar edhe më shumë. Álvarez u përball me fishkëllimat e tifozëve të Atlético Madridit, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të jetë e pasigurt.
Afati kalimtar i verës po i afrohet fundit dhe kanë mbetur rreth dhjetë ditë për të marrë fund një prej sagave më të mëdha të kësaj vere. Dëshira e Álvarezit duket e qartë: Barcelona. Tani pritet të shihet nëse Atlético do ta lejojë largimin e tij drejt Camp Nou.
