Trabzonspori po triumfon 2-1 ndaj Basaksehirit në përballjen e javës së dytë të Superligës turke.
Ernest Muçi ka qenë një nga protagonistët e avantazhit të skuadrës nga Trabzoni. Sulmuesi i Shqipërisë bashkëpunoi në mënyrë të shkëlqyer me Mohamed Salah, duke i shërbyer këtij të fundit për golin e dytë personal në këtë ndeshje. Salah e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë.
Të lidhura
None found
Për pogradecarin, kjo paraqitje shënon një rikthim pozitiv pas dëmtimit që e la për dy javë jashtë fushave. Forma e tij duket se vijon të jetë në të njëjtin nivel.
Asist i Ernest Muçit, gol i Mohamed Salah.
