Pacolli: Ujërat do të mbrohen, ndërtimet e papërgjegjshme pranë tyre nuk do të lejohen

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka deklaruar se ruajtja e burimeve ujore përbën një nga prioritetet kryesore.

Përmes një reagimi në Facebook, ku publikoi edhe një video nga Liqeni i Radoniqit, Pacolli e përshkroi këtë liqen si një prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se degradimi i mjedisit dhe ndërtimet e kryera pa përgjegjësi në afërsi të liqeneve e burimeve ujore nuk do të tolerohen.

“Nuk do t’i tolerojmë degradimet dhe ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore. Kosova përballet me mungesë të pasurive ujore, ndërsa ndryshimet klimatike po e bëjnë edhe më të pasigurt të ardhmen e tyre. Për këtë arsye, mbrojtja e ujërave është detyrë qytetare, institucionale dhe kombëtare. Pasuritë që kemi sot duhet t’i ruajmë me kujdes, në mënyrë që t’ua lëmë edhe brezave të ardhshëm. Uji është jetë dhe do ta mbrojmë si pasuri kombëtare”, ka shkruar Pacolli.

Disa ditë më parë, ministrja kishte bërë të ditur se një objekt i përdorur si restorant, pranë Liqenit të Radoniqit, do të mbyllej.

Po ashtu, në hapësirat përreth këtij liqeni janë shembur disa objekte të ndërtuara pa leje.


Shtuar 23.08.2026 19:25

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş