Një pjesëtar i Forcave të Armatosura ka mbetur i dëmtuar në Mirditë, ndërsa ishte angazhuar në aksionin për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Incidenti ndodhi gjatë mbushjes me ujë të një automjeti zjarrfikës. Në atë moment, tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike, ka shpërthyer.
Të lidhura
None found
Presioni i ujit ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur ushtarin dhe i ka shkaktuar dëmtime.
Pas ngjarjes, ushtari është dërguar menjëherë për të marrë kujdes mjekësor dhe ndihmën e nevojshme.
Ngjarja u shënua gjatë operacioneve intensive që po zhvillohen për menaxhimin e zjarreve në territorin e Mirditës, ku Forcat e Armatosura po mbështesin ekipet e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse.
