“Ku është makina? Më ço në spital, nxito!”/ Dëshmia e DJ për arratisjen e Sokrat Vatës pas vrasjes së turistit në Ksamil

Hetuesit kanë siguruar një tjetër dëshmi për të rindërtuar ngjarjen e rëndë të 18 gushtit në Ksamil. Armando Zeneli, DJ në diskotekën “Principote”, është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale dhe ka rrëfyer çfarë ka ndodhur pas përplasjes.

Zeneli ka deklaruar se rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 ka parë rojet e sigurisë duke vrapuar drejt hyrjes së klubit. Më pas, ndërsa ndodhej pranë restorantit, një grup kolegësh të shqetësuar i është afruar dhe i ka kërkuar të merrte Sokrat Vatën për ta dërguar në spital, pasi automjeti i tij ndodhej aty pranë.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmisë, pak çaste më vonë Sokrat Vata është afruar te Zeneli. Ai ishte i mbuluar me gjak dhe mbante dorën nën bluzë, në pjesën e barkut. Vata i ka kërkuar disa herë që ta çonte në spital, duke i thënë të nxitonte.

DJ-i ka vënë në dijeni menaxherin për situatën dhe më pas ka shkuar me vrap drejt parkimit për të marrë makinën. Kur ka dalë nga lokali, ka parë disa turistë që po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Pasi ka marrë automjetin, Zeneli është kthyer në pjesën e sipërme të lokalit, ku Vata është shfaqur dhe ka hipur në sediljen e pasme. Të dy janë nisur menjëherë drejt qendrës shëndetësore të Ksamilit.

Gjatë udhëtimit, Vata i ka kërkuar të vazhdonte vetëm drejt. Pas dy ose tre minutash, kur kanë mbërritur në një rrugë me kalldrëm, ai i ka thënë të ndalonte. Më pas ka zbritur nga makina dhe është larguar me vrap, i zbathur.

Zeneli ka treguar se, disa metra larg automjetit, ka parë Vatën të hidhte me forcë diçka në tokë. Pas kësaj, ai është kthyer në banesën e tij, ku ka qëndruar i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Pasi është qetësuar, Zeneli ka telefonuar policinë dhe u ka ofruar autoriteteve ndihmën e tij për identifikimin dhe kapjen e Sokrat Vatës.

Dëshmia e DJ-it pritet të përfshihet në materialet hetimore që synojnë të sqarojnë dinamikën e ngjarjes në Ksamil dhe veprimet e personave të përfshirë.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet Giriş