Gjestit të presidentit të Dinamos, Ardian Bardhi, pas kualifikimit në fazën Play-Off të Conference League, iu kushtua vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare. Ai krijoi spektakël duke ua hedhur lojtarëve një qese me para.
Të lidhura
None found
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka reaguar së fundmi, duke shprehur mbështetjen për homologun e tij.
Xhaferi deklaroi se momente të tilla sjellin gëzim dhe kënaqësi, ndërsa theksoi se, si president klubi, i njeh mirë sakrificat që kërkon ky rol dhe është i vetëdijshëm për përpjekjet e Ardit, Ardian Bardhit.
Në fund, kreu i Vllaznisë uroi me gjithë zemër që Dinamo të vazhdojë rrugëtimin në Europë dhe që drejtuesit e saj të kenë mundësi t’u japin lojtarëve sa më shumë premio në këtë mënyrë.
