IKSHPK këshillon qytetarët si të mbrohen nga temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm përballë vapës dhe temperaturave të larta.

Të lidhura

None found

Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, gjatë ditës duhet konsumuar ujë në mënyrë të shpeshtë, ndërsa pijet e ëmbla dhe ato alkoolike duhen shmangur. Gjithashtu, këshillohet qëndrimi në hije dhe reduktimi i ekspozimit në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.

Për mbrojtje shtesë, qytetarët duhet të veshin rroba të lehta, të përdorin krem kundër rrezeve të diellit dhe të mbulojnë kokën e të mbrojnë sytë.

Instituti ka kërkuar vëmendje të veçantë ndaj personave të moshuar, ndërsa ka paralajmëruar që fëmijët të mos lihen në automjete, qoftë edhe për pak minuta.

Nëse shfaqen lodhje, marramendje apo dhimbje koke, rekomandohet që të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.

Parashikimi për sot tregon se në vend do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë celsius.


Shtuar 22.08.2026 12:15

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetmarsbahis girişroketbet girişromabet giriş