Ajo ma ndryshoi jetën”/ Jennifer Hegseth, mbështetësja e përhershme dhe këshilltarja e Pete Hegseth në prapaskenë

Pete Hegseth, Sekretari i Luftës i SHBA-së, është shfaqur kohët e fundit me një imazh dhe sjellje publike dukshëm të ndryshuar. Pranë tij është parë gjithnjë e më shpesh bashkëshortja e tij, Jennifer Hegseth.

“New York Times” raporton se Jennifer Hegseth është shndërruar në një figurë të rëndësishme brenda rrethit të ngushtë të Sekretarit të Luftës. Edhe pse roli i saj është informal, ndikimi në angazhimet publike dhe politike të bashkëshortit duket se është i konsiderueshëm.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, ajo merr pjesë në përzgjedhjen e stafit, në përgatitjen e daljeve publike të Pete Hegseth dhe në realizimin e videove për shërbesën e tij. Ajo është shfaqur gjithashtu në konferenca për shtyp dhe në takime të ndryshme krah bashkëshortit.

Persona të cituar nga gazeta amerikane thonë se prania e saj e vazhdueshme nuk është rastësi. Pete Hegseth, i cili vitet e fundit është përballur me kritika dhe akuza, përfshirë edhe ato që lidhen me problemet me alkoolin, besohet se mbështetet te Jennifer për të shmangur situata që mund t’i sjellin pasoja politike.

Që nga periudha e vështirë e konfirmimit të tij si Sekretar i Luftës në administratën Trump, Jennifer Hegseth duket se ka marrë përsipër rolin e një “engjëlli mbrojtës” për bashkëshortin e saj.

Procesi i konfirmimit u shoqërua me kritika të shumta ndaj së kaluarës së Hegseth dhe me akuza që vunë në dyshim nëse ai ishte i përshtatshëm për këtë detyrë.

Megjithatë, angazhimi i Jennifer Hegseth nuk lidhet vetëm me mbështetjen personale. Prania e saj thuhet se ka ngritur shqetësime edhe gjatë disa takimeve të ndjeshme.

Sipas “New York Times”, në një takim informues të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, ku diskutohej shkëmbimi i informacionit ushtarak për Ukrainën, zyrtarët britanikë nuk ndanë disa të dhëna për shkak të pranisë së saj.

Më vonë, një takim më i kufizuar u mbajt pa Jennifer Hegseth, me qëllim që të trajtoheshin çështje më sensitive.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, njerëzit pranë Sekretarit të Luftës e mbrojnë rolin e saj.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, e ka përshkruar Jennifer Hegseth si “një udhëheqëse të shquar në të drejtën e saj” dhe si “një grua ushtarake të përkushtuar”. Ai ka deklaruar se Departamenti i Mbrojtjes jo vetëm e mirëpret përfshirjen e saj, por synon edhe ta zgjerojë më tej atë.

Pete Hegseth ka folur edhe vetë për ndikimin e bashkëshortes në jetën e tij. Në një intervistë të vitit 2024, ai tha se Jennifer “më ndryshoi jetën” dhe se “më shpëtoi”.

Dyshja u takua në vitin 2016, në kohën kur të dy punonin për Fox News dhe ishin të martuar me persona të tjerë. Martesa e tyre u celebrua në vitin 2019.

Prej asaj kohe, Jennifer Hegseth ka qenë vazhdimisht pranë bashkëshortit, ndërsa roli i saj është zgjeruar dukshëm pas emërimit të Pete Hegseth në administratën e Donald Trump.

Sot, ajo konsiderohet jo vetëm bashkëshortja e tij, por edhe një nga personat më të afërt, që e shoqëron, e këshillon dhe, sipas raportimeve, ndihmon në drejtimin e imazhit dhe angazhimeve të tij publike.


Shtuar 21.08.2026 18:29

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet