Teuta do të zbresë nesër në fushë përballë Skënderbeut, në duelin e javës së 6-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 18:30.
Para kësaj përballjeje, që shënon rikthimin e durrsakëve në “aksion” për të vijuar serinë e rezultateve pozitive, klubi ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke u bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm sa më shumë në stadium.
Të lidhura
None found
“Mbështetja nga tribuna është kontributi më i madh që mund t’i japim skuadrës sonë në këto momente”, shkruan Teuta.
Skuadra durrsake kryeson klasifikimin me 13 pikë, duke sinjalizuar që në startin e sezonit se është një kandidate për titullin. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ndiqet nga Egnatia dhe Dinamo, të cilat mbeten rivalët e Teutës në këtë fazë.





