Petrit Ndoci nuk u kthye nga leja shpërblyese në Burgun e Reçit, nisin kërkimet për kapjen e tij

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se një i dënuar nuk është rikthyer në IEVP Reç, Shkodër, pas përfundimit të lejes shpërblyese.

bëhet fjalë për të dënuarin P.N., i sigurisë së zakonshme, i cili ndodhej me leje në fshatin Rukaj, në Njësinë Administrative Luf, Qarku Shkodër.

Të lidhura

None found

Leja e tij kishte nisur më 14.08.2026, në orën 12:30, dhe përfundonte më 21.08.2026, në orën 12:30. Megjithatë, ai nuk u paraqit në institucion brenda afatit të përcaktuar.

Pas konstatimit të mungesës, strukturat e informacionit pranë IEVP Reç kryen verifikimet e nevojshme. Nga komunikimi me familjarët u mësua se i dënuari ishte larguar nga banesa gjatë orëve të mëngjesit.

Rasti iu përcoll menjëherë strukturave të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ndërkohë, vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Policinë e Shtetit, po e ndjek situatën me përparësi dhe do të njoftojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.


matbetsultanbeyli escortıptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubet