Instituti i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike njofton se nesër vendi do të përfshihet nga mot shumë i nxehtë, ndërsa temperaturat maksimale në disa zona do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.
Të lidhura
None found
Megjithatë, nga dita e diel dhe në vazhdim pritet një rënie graduale e temperaturave.
Pasditet do të shoqërohen me paqëndrueshmëri lokale, reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra më të forta. Në zona të caktuara mund të krijohen edhe stuhi, të shoqëruara me erë të fuqishme dhe breshër.
