Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë nisur në marshim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar më pas në akset dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.
Qytetarët po lëvizin nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa protesta shoqërohet me parulla dhe thirrje të forta drejtuar pushtetit.
Të lidhura
None found
Ndër sloganet e përsëritura nga turma dëgjohen veçanërisht “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”. Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar përpara kërkesat e lëvizjes popullore.
