Parashikimi i fundit i superkompjuterit për Bundesligën favorizon sërish Bayern Munichun si fitues të kampionatit gjerman.
Të lidhura
None found
Skuadra bavareze, e vlerësuar për forcën e saj, ka 75.03 për qind mundësi për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Borussia Dortmundi renditet përsëri si pretendenti kryesor për vendin e dytë, ndërsa shanset e saj për ta fituar kampionatin llogariten në 9.11 për qind. Hoffenheimi, ku luajnë tre shqiptarë, sipas këtij projeksioni nuk do të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.
Raporti parashikon që katërshja e parë të plotësohet nga Leverkuseni dhe Stuttgarti, të cilët pritet të përfundojnë përpara Leipzigut.
Në anën tjetër, Kolni dhe Schalke 04 konsiderohen skuadrat që do të zbresin në Bundesliga 2.
