Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për Fadil Selimin, Beqir Selimin dhe Arsim Doganin, të dyshuar për kryerjen e tri veprave penale: “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.
Të lidhura
None found
Lajmi është konfirmuar për media nga Gjykata Themelore e Prizrenit, përmes zëdhënësit të saj, Marcel Lekaj.
Lekaj bëri të ditur se kërkesa është pranuar dhe është regjistruar rreth mesnatës.
Seanca gjyqësore ndaj tre të dyshuarve ka nisur në orën 10:00, ndërsa masa përkatëse pritet të caktohet nga gjyqtarja brenda afatit ligjor.
