BBC: Vaksina e personalizuar kundër kancerit shënon rezultate premtuese

Një vaksinë e personalizuar, e përdorur së bashku me një ilaç imunoterapie, ka parandaluar rikthimin e melanomës te pacientët pjesëmarrës në një provë klinike. Rezultati mund të shënojë një hap të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të lëkurës.

Të lidhura

None found

Vaksina u krijua nga kompanitë farmaceutike Merck dhe Moderna dhe iu administrua pacientëve me melanoma me rrezik të lartë pasi ata iu nënshtruan operacionit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në provën klinike u përfshinë më shumë se 1.000 persona me melanoma të stadit të dytë, të tretë ose të katërt, të cilët konsideroheshin me rrezik të lartë. Në këtë grup bënin pjesë pacientë me tumore të mëdha të përqendruara në një zonë, si dhe të tjerë te të cilët sëmundja ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Rezultatet fillestare tregojnë se kombinimi i vaksinës me “Keytruda” e zgjati ndjeshëm periudhën pa kancer dhe zvogëloi mundësinë e përhapjes së sëmundjes në organe të tjera, krahasuar me përdorimin e vetëm të “Keytruda”-s.

“Intismeran” është emri i vaksinës, e cila u dha së bashku me “Keytruda”, një trajtim imunoterapie që përdoret tashmë kundër kancerit.

Sipas Merck dhe Moderna, vaksina është e përshtatur për çdo pacient, pasi synon karakteristikat e veçanta të tumorit të tij.

Për zhvillimin e saj, studiuesit përdorën teknologjinë mRNA, të njohur edhe nga disa vaksina kundër Covid-19. Fillimisht, nga tumori i pacientit merret kirurgjikisht një pjesë e vogël, e cila më pas analizohet në nivelin e ADN-së për të identifikuar mutacionet specifike të qelizave kancerogjene.

Vaksina e prodhuar në këtë mënyrë e udhëzon sistemin imunitar të dallojë tumorin e pacientit dhe të shkatërrojë çdo qelizë kancerogjene që mund të ketë mbetur pas ndërhyrjes.

Të dhënat e kompanive tregojnë se pacientët që morën këtë trajtim qëndruan më gjatë pa shenja të kancerit, ndonëse ende nuk dihet me saktësi kohëzgjatja e këtij përfitimi.

Ekspertët e kanë vlerësuar lajmin si inkurajues, por paralajmërojnë se duhet treguar kujdes. Rezultatet e plota ende nuk janë publikuar dhe nuk janë shqyrtuar nga specialistë të pavarur, të cilët do të verifikojnë gjetjet e studimit.

Edhe nëse provat klinike përfundojnë me sukses, trajtimi duhet të marrë miratimin e autoriteteve rregullatore dhe më pas të kalojë një procedurë tjetër aprovimi përpara se të ofrohet në NHS.

Kompanitë Merck dhe Moderna po studiojnë vaksina të ngjashme të personalizuara edhe për kancerin e mushkërive, fshikëzës urinare dhe veshkave.

Shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel, i cilësoi rezultatet si një “moment vendimtar” për kërkimin shkencor në fushën e kancerit.

Pas publikimit të njoftimit, aksionet e Moderna-s dhe Merck-ut shënuan rritje të ndjeshme.

Dr. Talisia Quallo, përgjegjëse për parandalimin dhe zbulimin e hershëm në “Cancer Research UK”, tha se studimi “tregon potencial”, por nënvizoi se të dhënat paraprake duhet të analizohen në mënyrë të plotë.

“Është jetike që kërkime të tilla të vazhdojnë të financohen, në mënyrë që më shumë njerëz me kancer të kenë mundësi trajtimi të personalizuar që t’i ndihmojnë të jetojnë më gjatë dhe me cilësi më të mirë jete”, deklaroi ajo.

Dr. Lennard Lee, onkolog mjekësor dhe profesor i asociuar në Universitetin e Oksfordit, tha se lajmi është veçanërisht i mirë për pacientët me melanoma, por se rëndësia e studimit shkon përtej kësaj sëmundjeje.

“Ky është sigurisht një lajm i mirë për pacientët me melanoma, por studimi ka implikime shumë më të gjera. Ai ofron prova parimore se vaksinat e personalizuara kundër kancerit funksionojnë”, u shpreh ai. /Klankosova.tv


Shtuar 20.08.2026 11:16

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet