Zjarrfikësja shuan zjarret ne SHBA, Taulant Balla gënjen duke e reklamuar videon si në Shqipëri

Ditën e djeshme, një pamje e shpërndarë nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku shihet një helikopter zjarrfikës duke shuar zjarret ka bërë xhiron e rrjetit.

Deri këtu çdo gjë është normale, pasi helikopteri dhe zjarrfikësit në fjalë po bëjnë punën e tyre.

Të lidhura

None found

Por problemi me postimin e Ballës, qëndron vetë i pari i deputetëve socialistë në Kuvend.

Balla e ka publikuar videon, duke e reklamuar sikur helikopteri po shuan zjarret në Shqipëri, ndërkohë që i përgëzon për punën.

 

 

Por si qëndron e vërteta?

Një verifikim i bërë nga Dosja.al, tregon se videoja nuk është filmuar në vendin tonë, por lidhet me një zjarr në Ohio, SHBA.

Pamjet e publikuara nga Balla, janë të njëjtat me videon që ishte publikuar më herët në rrjetet sociale, ndërsa versioni origjinal rezulton të jetë publikuar rreth katër javë më parë nga Lisa Van Horne.

 

 

Kjo video nuk rezulton që të ketë lidhje me Shqipërinë dhe as me zjarrfikësit shqiptarë, por me punën e palodhur të zjarrfikësve amerikanë në Ohio.

Ndërkohë që Balla mund të merrte një video nga puna e zjarrfikësve shqiptarë në vend, zgjodhi që të shpërndante pamjet e kapura në SHBA, për t’i reklamuar ato si arritje të qeverisë shqiptare.

Por më e keqja qëndron se kjo nuk është hera e parë që Taulant Balla, bën një postim ‘fake’ në rrjetet e veta sociale.

Vetëm disa ditë më parë, Balla mori një foto të modifikuar me Inteligjencë Artificiale dhe e publikoi si të ishte nga protesta e ‘Revolucionit të Flamingove’ në Tiranë.

Edhe kjo foto shumë shpejt u zbulua se ishte një manipulim faktesh, për të minuar protestën që ka tronditur themelet e qeverisë Rama.


Shtuar 20.08.2026 11:13

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet